Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Goditja e madhe në merkato, Partizani prezanton mesfushorin Kaçe

Konfirmohet një tjetër lajm ekskluziv i “Panorama Sport”, Ergys Kaçe është zyrtarisht futbollist i Partizanit. Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, klubi i kuq ka prezantuar mesfushorin korçar.

Drejtuesit dhe 28 vjeçari kanë mbyllur pozitivisht marrëveshjen duke nënshkruar kontratën një vjeçare me opsion rinovimi edhe për sezonin pasardhës.

NJOFTIMI I PARTIZANIT:

FK Partizani me kënaqësi njofton në ditën e fundit të merkatos arritjen e marrëveshjes me Ergys Kaçen. Mesfushori i spikatur i kombëtares kuqezi🇦🇱, bashkohet me 16-të herë kampionët e Shqipërisë🔴 pas eksperiencave të suksesshme në Superligën Greke. Drejtuesit dhe 28 vjeçari kanë mbyllur pozitivisht marrëveshjen duke nënshkruar kontratën një vjeçare me opsion rinovimi edhe për sezonin pasardhës. PAOK, Anagennisi Epanomi, Panathinaikos, AEL, Viktoria Plzeň dhe Aris kanë qenë ekipet në të cilat Kaçe është aktivizuar duke dhuruar prezantime shumë pozitive. Në ekipin tonë përfaqësues🇦🇱 mesfushori i njohur rregjistron 25 ndeshje duke realizuar edhe dy gola. Me fanelën e kuqe Kaçe do të provojë edhe eksperiencën e parë në kategorinë superiore.

Related posts

TAKIMI DRITHËRUES/ Totti me tifozen e verbër të Romës: “Ka vetëm një kapiten!” (VIDEO)

Delo.autor

254 GOLA DHE TITUJ TË FITUAR/ Inter i ofron vend sulmuesit të njohur të Premier League…

Delo.autor

HISTORIKE! Këtë që ka arritur trajneri Zidane, nuk e ka bërë askush

Sadik.Autor

Leave a Comment