Futboll Sport

SPECIALE/ Njihuni me lojtarët që kanë triumfuar në Botëror dhe…

Messi dhe Cristiano Ronaldo i thanë lamtumirë në të njëjtën ditë ëndrrës së përpjekjes për të pushtuar me ekipet e tyre kombëtare Kupën e Botës.

Pas katër pjesëmarrjeve, në Botëror Messi dhe Ronaldo kurr nuk e kanë fituar titulli në të cilin çdo futbollist aspiron në historinë e futbollit.

Por Pele, Maradona, Ronaldo” Fenomeni”, Zidane, kanë shkruar me gërma të arta emrin e tyre në historin e futbollit ndërsa Messi dhe Ronaldo nuk kanë arritur të triumfojnë në një kompedicjon të tillë.

Di Stefano kurrë nuk mori pjesë në një Kupë Bote, as me Argjentinën as me Spanjën.

Pele fitoi tre Kupa Bote në Suedi 1958, Kili 1962 dhe Meksika 1970 në pjesmarrjen e katër në të cilën ai mori pjesë Brazili i tij u mund  në fazën e parë në Angli në vitin 1966.

Johan Cruyff humbi finalen e Kupës së Botës me Holandën, në vitin 1974 por katër vjet më vonë ai dha dorëheqjen pas Botërorit në Argjentinë 1978.

Diego Armando Maradona me Argjentinën e tij fitoi Kupën e Botës në Meksikë 1986 dhe humbi një tjetër finale atë të Italisë 1990.

Ndërsa në Spanjë 1982 u eleminua në fazën e parë dhe në Shtetet e Bashkuara 1994 u rendit në vendin e tretë me Argjentinën.

Ronaldo “Fenomeni” dhe Brazili i tij fitoi Kupën e Botës në 2002 dhe 1994 (edhe pse ai nuk mori pjesë edhe për një minutë).

Ndërsa humbi finalen në Francës 1998 dhe në Gjermani 2006 u eleminua në çerekfinale.

Zidane fitoi Kupën e Botës në vitni 1998 në Francë dhe humbi finalen e Gjermanisë 2006, ku në këtë finale kundër Italisë ai mori karton të kuq.

Ndërsa Korenë dhe Japoninë në vitin 2002, Franca e tij u eleminua që në fazën e parë.

Leo Messi humbi me Argjentinën finalen e Brazilit 2014 ndaj Gjermanisë.

Ndërsa në Kupat e tjera të Botës, ai dhe Argjentina janë eleminuar në çerekfinale të 2006 dhe 2010, ndërsa në 2018 u eleminua nga Franca e Mbappes në raundin e dytë.

Cristiano Ronaldo me Portugalinë ka marr pjesë në katër Kupa Bote 2006 në Gjermani, u eleminua  në raundin e dytë në Afrikën e Jugut 2010, në fazën e parë në Brazil 2014 dhe në raundin e dytë në Rusi 2018.

Përgatiti: AlpeNews.al

Related posts

E BUJSHME/ Emri i drejtuesit të Juventus tek skandali i pasaportës së Suarez. Nga Universiteti zbulojnë telefonatën

Delo.autor

KUSHTOI 30 MILIONË EURO/ Atletico Madrid arrin marrëveshjen me mbrojtësin e Premier…

Delo.autor

E përditshmja spanjolle: Ronaldo vendos se cilët lojtarë do t’i blejë Reali në verë

Q.Autor

Leave a Comment