Futboll Sport

PAS ANULIMIT TË NDESHJES/ Argjentina braktis stadiumin, Brazili mori një vendim tërësisht të ndryshëm

Ndeshja e shumëpritur mes Brazilit dhe Argjentinës, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2022, është anuluar përfundimisht, pasi autoritetet shëndetësore braziliane kërkuan depërtimin e katër lojtarëve argjentinas për shkelje të protokolleve anti-COVID.

Një situatë e paprecedent, që ka lënë të shtangur të gjithë. Argjentinasit sigurisht nuk pranuan të ktheheshin në fushën e lojës, edhe pse Mesi e trajneri Skaloni u përfshi vetë në negociatat dhe ambasadori i Argjentinës në Brazil u përpoq të ndërronte mendjen e autoriteteve shëndetësore lokale.

Pas vendimit për të mos dalë më në fushë, Argjentina menjëherë u bë gati dhe u largua nga stadiumi. Ndërkohë, Brazili mori një vendim tërësisht të ndryshëm.

Lojtarët e “seleçaos” nuk u larguan asnjëherë nga fusha gjatë kësaj ore dhe në fund, kur u mor vendimi për anulimin e ndeshjes, trajneri Tite i udhëzoi të bëheshin gati. Ndeshja e sotme u kthye në një seancë të mirëfilltë stërvitore, për 1500 personat të cilët kishin qenë me ftesa në tribunën e stadiumit për të parë këtë ndeshje, që luhet pa praninë e tifozëve të mirëfillte.

Related posts

E BUJSHME/ “Dridhet” REALI, PSG ofertë për “MOTORRIN” e kampionëve të Europës

Isa.Autor

“AROMË DOPINGU/ Skena e çuditshme në tunel, çfarë kanë futur në hundë rusët?

Isa.Autor

Lotët e Ylli Agës “mbërrijnë” në Itali, shikoni si mburren tek Lacio me këtë

Sadik.Autor

Leave a Comment