Futboll La Liga Sport

REAL MADRID NIS NË LA LIGA/ Zidane shpenzoi 300 milion euro por ka probleme

Sot në orën 17:00 Real Madridin do të luajë në transfertë përballë Celta Vigos, në ndeshjen e parë për këtë sezon në La Liga.

Los Blancos i pret një ndeshje shumë e vështirë për më tepër që trajneri Zidane nuk do të ketë të gatshëm yllin e ri të ekipit belgun Eden Hazard i cili është dëmtuar dhe do të humbasë tre sfidat e para të kampionatit.

Pavarësisht blerjeve të shumta në këtë merkato, si Hazard, Mendy, Militao, Jovic e Rodrygo që i kanë kushtuar Realit më shumë se 300 milionë euro, ndaj Celtas do të zbresë në fushë garda e vjetër, madje edhe Bale që ishte me valixhe në duar pritet ta nisë ndeshjen si titullar.

Në Vigo, Reali ka fituar 3 nga 4 transfertat e fundit në kampionat dhe shpreson që t’i buzëqeshë fati edhe sot për të krijuar menjëherë një diferencë prej tre pikësh ndaj Barçës në klasifikim.

Related posts

TOTTENHAM-CHELSEA/ Mësuesi Mourinho përballë nxënësit Lampard (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

SFIDA MIQËSORE NDAJ PANAMASË/ Jesus “dorëzohet”: Pas Kupës së Botës kam menduar shumë, por nuk…

Delo.autor

KLUBI ËSHTË PRANË NGJITJES NË SERIE A/ Berlusconi bën gjestin e madh për studentët e rajonit të Monzës

Delo.autor

Leave a Comment