Futboll Sport

RRËFEN PRAPASKENAT/ Aguero: Refuzova numrin 10-të në respekt të Messit

Serxho Aguero zbulon pse ai refuzoi që të trashëgonte fanellën me numrin e kapitenit të katalanasve në “Camp Nou”.

“Nuk është se unë nuk e doja atë numër, por ishte mungesë respekti për Leon”, tha golashënuesi më i mirë i historisë së Mançester Sitit gjatë një interviste në “Tëitch”. Numri 10 iu dorëzua më pas talentit të katalanasve, Ansu Fati.

“Kun” lëshoi edhe një shigjetë në drejtim të Realit të Madridit pas dështimit për të transferuar Kilië Mbapenë nga PSG-ja, duke thënë me humor: “Mbape, Mbape, Mbape… gjithë ditën me Mbapenë. Gjithë ditën duke na çarë kokën me Realin. A erdhi Mbape në fund?”.

Në fund edhe një anekdotë me klubin e ri: “Erdha i pari në stërvitje. Te Siti mbërrinim një orë e gjysmë më herët, ndërsa këtu 30 minuta më shpejtë. Mendova se duhet të isha të paktën një orë përpara dhe të bëja disa ushtrime në palestër, por atje nuk ishte askush. Nuk gjeta as dritën”.

 

Related posts

LEGJENDA SPANJOLLE/ ​Casillas: El Clasicot e vitit 2011 ishin luftë politike mes Spanjës dhe Katalonjës

Isa.Autor

KUPA E AMERIKËS/ Lautaro Martinez zhbllokon sfidën falë gabimit të kundërshtarit, ja “perla” (VIDEO)

Delo.autor

KATASTROFË/ INTERI zhgënjen që në start, gjunjëzohet nga një penallti (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment