Futboll La Liga Sport

ISH-PRESIDENTI I “LOS BLANCOS”/ Lorenzo Sanz: Ja tre yjet që ishin pranë Real Madridit

Lionel Messi ka luajtur një rol të madh në ndryshimin e historisë së Barcelonës, por Lorenzo Sanz, ish-president i “Los Blancos” ka pohuar se argjentinasi mund të kishte zgjedhur Real Madridin në vend të katalanasve: “Përfaqësuesi aktual i Marco Asensio (Horacio Gaggioli) ishte ai që e solli Messin në Spanjë, mik i ngushtë i familjes së tij.

Prindërit i thanë atij se duhej ta sillte në Spanjë, edhe për arsye shëndetësore, por ende nuk e dinte ku: në Madrid apo në Barcelonë. I pyeti sërish prindërit e Messit dhe ata i thanë: dërgoje ku të duash, edhe te Real Madridi. Në fund, ai shkoi te Barcelona“. 

Ky është një zbulim i ish-presidentit të Real Madridit, bërë në një intervistë të dhënë për programin “Ídolos“. Ai, gjithashtu, theksoi se ishte gati për të nënshkruar me Thierry Henry. Sanz thotë se e kishte bërë gati kontratën me Henry dhe e mbante në sirtar: “Ai po luante me Monaco dhe e kontaktuam. 

Kemi qenë të bindur dhe ramë dakord për të nënshkruar kontratën, por kur ishte gati aeroplani për të ardhur në Madrid, babai i tij anuloi gjithçka. Ai na tha se nuk mund të udhëtonte, pasi kishte frikë nga presidenti i Monacos. I thashë atij të mos shqetësohej, sepse e kam rregulluar atë pjesë, por në fund tha: jo, jo, jo. Dhe operacioni i bërë gati për firmë dështoi në minutën e fundit“.

Një risi tjetër e zbuluar nga ish-presidenti i të bardhëve ishte se Luis Aragones ishte gati për t’u bërë trajner i Real Madridit dy herë: “Herën e parë, kur kam ardhur në presidencë, në vitin 1985, trajner ishte përcaktuar Luis Aragones. Ai ishte një mik i mirë i imi. Ne vendosëm pothuajse çdo gjë në një lokal afër “Bernabeu”. E lamë që marrëveshja të firmosej ditët në vijim. Ai kishte kontratë 1-vjeçare me Atletico Madrid dhe Vicente Calderon ishte jashtë vendit.

Luis mendonte se kur presidenti i tij të kthehej në Madrid, do ta bindte për ta lënë të lire. Në të vërtetë Vicente Calderon nuk e lejoi të largohej, i kërkoi të përmbushte deri në fund kontratën. Pas kësaj, ishte edhe një rast tjetër. Kur Aragones po stërviste Espanyol, mund ta mbyllnim marrëveshjen, por në fund…“

Related posts

LISTAT/ Grumbullim 4 ditor. Kombëtaret U-17 dhe U-15 testojnë talentet e akademive shqiptare

Delo.autor

Maldini: Falënderoj Zotin që nuk u përballa me Messin

Q.Autor

MINUTË PAS MINUTE/ Franca eleminon Belgjikën dhe kalon në finale (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment