Futboll Seria A Sport

PAS 1232 DITËSH/ Arbitri i urryer nga interistët kthehet të gjykojë “zikaltrit”, ja emri…

Daniele Orsato do të rikthehet për të vendosur drejtësi në një ndeshje të Interit, pas plot 1232 ditësh. Atij i është besuar përballja që zikaltërit do të zhvillojnë ndaj Sampdorias të dielën në orën 12:30.

Arbitri i seksionit Schio mungonte si gjyqtar kryesor në një ndeshje të Interit që nga 28 prilli i 2018, bëhet fjalë për derbin me Juventusin që ka hyrë në histori.

Një ndeshje plot polemika teksa në pjesën e parë Orsato përjashtoi me karton të kuq Matias Vesino (e verdha e shndërruar në të kuqe nga VAR) dhe në pjesën e dytë fali Miralem Pjaniçin, që e kishte një të verdhë, pas një faulli ndaj Rafinjës. Një gabim që u pranua më vonë nga vetë Orsato.

Related posts

Protesta ndaj UEFA-s e qytetarëve të Korçës, e provuan edhe ta të Fenerbahche-s

Q.Autor

SUPERKUPA E ITALISË/ Juventus niset me 5 mungesa “big”, Pirlo i detyruar me zgjedhjet tek lista “bardhezi”

Delo.autor

ERDHI ME BUJË MERKATON E VERËS/ Lyon vendos për të ardhmen e Shaqirit, ja vendimi që merr…

Delo.autor

Leave a Comment