Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ JUVENTUS/ Trajneri Spalletti kërkon të thyejë mallkimin kundër “Bardhezinjve”

Pothuajse një mallkim. Kjo është, për Luciano Spalletti-n, Juventus-i.

Trajneri toskan, aktualisht në drejtim të Napoli-t, do të përballet të shtunën me bardhezinjtë.

Precedentët janë të pamëshirshëm: në kampionat, vetëm një fitore në 25 përballje, plus pesë barazime.

Buzëqeshja e parë (dhe deri tani e vetmja) në Serinë A ka ardhur më 14 majin e 2017-ës në drejtim të Roma-s në Olimpico.

Duke marrë parasysh të gjitha kompeticionet, përballjet janë 27 në total, dhe këtu shtohet fitorja e arritur në Kupën e Italisë në 2006-ën, gjithmonë në stolin e Roma-s, kundër bardhezinjve të Capello-s.

Related posts

‘Shpërthen’ Neymar: Nëse vjen Ronaldo, largohem unë!!

Q.Autor

VIDEO/ Manchester United dyfishon shifrat ndaj Everton

Q.Autor

DISFATA NË “KUPËN E MBRETIT”/ Sergio Ramos: Të mos lejojmë që të na shënojnë…

Delo.autor

Leave a Comment