Futboll Seria A Sport

REALIZOI DOPIETË NDAJ LITUANISË/ Talenti Kean: Tani duhet të shënoj me Juventus, Allegri ka nevojë për…

Moise Kean i jep sinjale të rëndësishme Roberto Mançinit, por akoma më shumë Masimiliano Alegrit, duke parë emergjencën me të cilën duhet të përballet Juventusi në pritje të ndeshjes me Napolin:

“Për mua ishte e rëndësishme që të rifitoja bluzën e Italisë dhe të jepja 100 për qind. Jam gjithmonë i emocionuar kur jam në përfaqësuese, ndonëse nuk ishte aspak e lehtë që ta shihja Europianin nga shtëpia.

Në fund pa dyshim që festova sikur të kisha qenë pjesë e grupit, por tani do të bëj të pamundurën që të plotësoj objektivin tim, të jem pjesë e grupit për në Botëror. Do të punoj që të bind totalisht trajnerin Mançini, ndonëse tani dua të fokusohem te Juventusi. Dopieta më gëzon, por në të njëjtën kohë nëse bëj të shënojnë edhe shokët e mi. Gjithsesi, tani dua që të shënoj gola edhe për Juven, pasi edhe trajneri Alegri ka nevojë për mua, pas një fillimsezoni jo shumë pozitiv nga ana jonë”, tha Ken.

Related posts

DËSHTOI NË SPANJË/ Ylli i Valencias rikthehet në Premier League tek…

Delo.autor

E PAZAKONTË/ Fusha ku luan skuadra shqiptare “pushtohet” nga… pulat (FOTO)

Delo.autor

Paolo Maldini refuzon Milanin: Ja arsyeja e çuditshme…

Isa.Autor

Leave a Comment