Futboll La Liga Sport

FITORJA E DYTË RADHAZI/ Real Madrid mposht me “MANITA” Celta Vigon, Benzama “HERO” me tripletë

Real Madrid në fuqi të pestë! Skuadra e Carlo Ancelottit kthehet në Santiago Bernabeu me pesë gola dhe një paraqitje spektakolare në sulm, aty ku bie në sy ai: lojtari i pashteruar, Karim Benzema!

Ndeshje stratosferike e sulmuesit francez me tre gola dhe një asist (për golin e Vinicius)

Braziliani gjithashtu shpërthyes dhe i pakapshëm për mbrojtjen kundërshtar, duke i kthyer nderin Benzemasë me penalltinë e fituar.

Ka festë edhe për Camavingan e sapoblerë që debutoi në “Bernabeu” dhe përpara tifozëve me një gol që sigurisht erdhi edhe nga këmbët e një Luka Modric që nuk di të plaket.

Real Madrid në krye bashkë me Valencia dhe Atletico Madrid, me 10 pikë në katër ndeshje dhe 13 gola të shënuar.

Related posts

Di Francesco: I lumtur për fitoren, e prisja golin nga Under

Q.Autor

PAS FITORES NDAJ PORTUGALISË PËR “EURO 2020″/ Mbrojtësi Gosens: Jam krenar për golin e parë, ishte një…

Delo.autor

ATHLETIC BILBAO-BARCELONA/ Pas një asist “MAGJIK” nga Pedri, Messi ndëshkon për “Katalanasit” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment