Futboll Sport

DËMTIM NË KAVILJE/ Shihni momentin e tmerrshëm të mesfushorit të Liverpulit (VIDEO)

Një dëmtim “horror” në kavilje ka kushtëzuar talentin 18-vjeçar të Liverpulit, Hervi Eliot të braktisë lojën në minutën e 58′.

Mesfushori i talentuar, Hervi Eliot ka marrë një goditje në kavilje ndaj kundërshtarit të tij në sfidën ndaj Lidsit pasditen e djeshme ku skuadra e Liverpulit triumfoi pastër me rezultatin 0-3, e vlefshme për javën e katërt të Premier Ligës angleze.

Ishte një dëmtim i rëndë ky për talentin 18-vjeçar britanik, i cili luante sfidën e tij të katërt në elitën e futbollit anglez, ku 3 ishin si titullar dhe një takim u fut si zëvendësues.

Nuk dihet ende se sa mund të mungojë, por nga intensiteti dhe nga pamjet duket qartë që dëmtimi i tij mund të zgjasë shumë.

 

Related posts

MILAN-UDINESE/ Trajneri Pioli kërkon vazhdimësinë e fitoreve radhazi (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Dilema për trajnerin, në Shkodër del në skenë emri i Hafizit

Sadik.Autor

AKTIVIZOHET NË POLONI/ Progresi në rritje i Ernest Muçit, talenti po tregon veten në fushë

Delo.autor

Leave a Comment