Futboll Premier League Sport

“UNË E DIJA QË…”/ Ferguson tregon si e bindi Ronaldon: S’mund ta imagjinoja tek City

Alex Ferguson ishte njeriu që e ktheu Cristiano Ronaldon pas  12 vitesh në shtëpinë e tij, në Manchester United. Ish-trajneri skocez i “Djajve të Kuq” dhe legjenda e klubit ndërhyri që CR7 të mos shkonte te Manchester City, por të kthehej në “Old Trafford”.

“Shumë njerëz luajtën rolin e tyre për ta rikthyer Ronaldon. Unë kontribuova duke ditur se Cristiano me të vërtetë donte të vinte këtu dhe kjo ishte e rëndësishme. Përpjekja na shkoi shumë mirë, – tha Sir Alex në “Viaplay”. Ishte emocionuese për mua, edhe një lehtësim, sepse nuk mund ta imagjinoja që ai të luante për Manchester City. Nuk mendoj se një idhull në “Old Trafford” mund ta bëjë këtë”- tha aii.

“Kjo është arsyeja pse ndërmorëm hapa për t’u siguruar që ai të vinte këtu. Klubi veproi shumë mirë, unë fola me Glazers dhe transferimi i krye”, – shpjegoi më tej skocezi legjendar.

Ferguson beson se, përveç golave, portugezi do të ketë një ndikim i madh për ekipin.

Related posts

Wanda Nara: ICARDI do të bëjë më shumë GOLA se RONALDO, sepse është më…

Isa.Autor

NUK BËN PJESË NË PLANET E TEKNIKUT/ Problem për merkaton e Lazios, Sarri kërkon largimin e Muriqit

Delo.autor

E BUJSHME/ Klose rikthehet te Bayern Munich

Sadik.Autor

Leave a Comment