Futboll Sport

KËRKON NJË AVENTURË TË RE/ Flick i rrëmbeu stolin e Gjermanisë, gati firma për të drejtuar Turqinë tekniku…

Stefan Kuntz është shumë pranë largimit nga drejtimi i përfaqësueses së Gjermanisë U21, të cilin e drejton që nga viti 2016. Ish-futbollisti i njohur gjerman, ishte kandidati kryesor për t’u ulur në pankinën e Gjermanisë pas largimit të Joakim Lëv, por Federata zgjodhi Hansi Flik.

Ndaj ai tani po mendon për një aventurë të re dhe në derën e tij ditët e fundit ka trokitur Turqia. Kjo e fundit largoi nga drejtimi Senjol Gynesh, pas humbjes tronditëse 6-1 me Holandën dhe po kërkon një teknik të ri. Ndërkohë, Kuntz, pas dy titujve Europian të fituar me U21 dhe nëj finaleje të humbur në vitin 2019, ka shprehur dëshirën që të marrë drejtimin e një Kombëtareje A.

Palët janë në bisedime dhe pritet që shumë shpejt të gjejnë akord, pasi të dyja janë të interesuara për bashkëpunimin. Tekniku gjerman ka kontratë me Federatën e vendit të tij deri në vitin 2023, por palët mund të ndahen miqësisht falë marrëdhënieve të mira që ai ka krijuar në këto vite duke ndërtuar cikle fituese me ekipin e të rinjve.

Related posts

“NUK NDALET SULMUESI I JUVES”/ Ronaldo 5 GOLA larg REKORDIT historik

Isa.Autor

ZHGËNJIMI TOTAL NË EUROPË/ Ultrasit e Inter: Champions nuk është dimensioni ynë, le të mendojmë për…

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Mesfusha flet frëngjisht, Milani monitoron 3 futbollistë në Ligën 1. Ja emrat…

Delo.autor

Leave a Comment