Futboll Sport

DEKLRATA BOMBASTIKE/ Përse të vijë SIMEONE tek ARGJENTINA, apo që TA VRASIN

Alejandro Mancuso, ndihmësi i Diego Maradonës kur ky ishte trajner i Argjentinës në vitin 2010, këshillon ish-shokun e tij të skuadrës, Diego Simeone, që të mos marrë mundimin të drejtojë kombëtaren “albiceleste”. Me El Cholon Mancuso ka fituar Kupën e Amerikës në vitin 1991 dhe 1993, trofeu i fundit i rëndësishëm në të cilin ka vënë duart skuadra amerikano-jugore.

“Unë e di se si punon Diego, e di se çfarë mendon dhe se është fitimtar. Por sot për sot nuk e shoh si trajner të kombëtares”, tha Mancuso. “Ai as që do t’i afrohet vendit tonë. E për çfarë të vijë? Që ta vrasin e ta fusin në makinën grirëse? Nëse më pyet unë do të tregohem i sinqertë e do t’i them që nuk ka pse të vijë”.

Duke folur për mediet argjentinase, ish-futbollisti i kombëtares nuk la pa kritikuar edhe Leo Messin, por edhe Jorge Sampaolin, trajnerin e fundit që dështon me sukses nën drejtimin e kombëtares. “Nëse Higuain apo Palacio do të kishin shënuar në rastet që patën kundër Gjermanisë (Në finalen e Botërorit 2014) atëherë Messi do të kishte një monument dhe një obelisk në vendin tonë sepse do t’ia jepnin atij të gjitha meritat. Messi nuk ka qenë i përfshirë në zgjedhjen e lojtarëve, por ka një difekt, hyn në depresio kur vjen te kombëtarja”, tha Mancuso.

“Kur morën Sampaolin, morën trajnerin e Kilit. Atë donim. Por Argjentina nuk është Kili dhe ai vetë u ngatërrua”, shtoi ish-ndihmësi i Maradonës.

Related posts

E PABESUESHME/ Cikalleshi bëhet shkak për largimin e trajnerit te Konyaspor

Delo.autor

Wenger uron Nottinghamin, shprehet i zhgënjyer pas eliminimit nga Kupa FA

Q.Autor

“GASPERINI ËSHTË TRAJNER IDEAL PËR JUVENTUS”/ Ish-sulmuesi këshillon “bardhezinjtë”: Stili i tij i lojës është…

Delo.autor

Leave a Comment