Futboll Sport

KREU NDËRHYRJE KIRURGJIKALE/ Pas heqjes së tumorit, legjenda Pelé gati të dalë nga terapia intensive

Legjenda e futbollit brazilian dhe atij botëror, Pelé është gati të dalë nga pavioni i terapisë intensive, në spitalin e Sao Paolos, aty ku përpara disa ditëve i’u nënshtrua operacionit për heqjen e një tumori në zorrë.

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, gjendja shëndetësore e 80-vjeçarit duket e qëndrueshme dhe lajmet e mira u dhanë nga një prej vajzave të tij, Kely Nascimento.

Ajo publikoi një mesazh në gjuhën portugeze dhe një në anglisht, në faqen e saj në Instagram, e shoqëruar me një fotografi të yllit brazilian të futbollit duke buzëqeshur.

“Është mirë pas operacionit, nuk ka dhimbje dhe është në humor të mirë. Ndoshta vetëm pak i bezdisur sepse mund të hajë vetëm xhelatinë, por do të rezistojë”, shkruante Kely.

Vajza e atij që cilësohet si një prej futbollistëve më të mirë në histori, njoftoi gjithashtu se në ditët e ardhshme Pelé do të transferohet në një tjetër dhomë të repartit dhe më pas do të kthehet në shtëpi.

Sipas raportit më të fundit të spitalit, i cili u publikua të premten e kaluar, Edson Arantes do Nascimento, “po rikuperohej në mënyrë të kënaqshme, ishte aktiv në biseda dhe paraqeste shenja jetësore brenda kufijve normalë”.

Related posts

SFIDA NDAJ CAGLIARIT/ Ja vendimi që merr Sarri për treshen e frikshme “HDR”…

Delo.autor

TRANSFERTA E BUJSHME/ Juventusi interesohet për yllin e Fiorentinës, në “luftë” dhe 4 skuardra të mëdha

Isa.Autor

ZYRTARE/ Vllaznia prezanton afrimin e parë, firmos me mbrojtësin 20-vjeçar

Delo.autor

Leave a Comment