Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

RRËFEN EKSPERIENCËN TEK BARCELONA/ Ylli Manaj: Mund të qëndroja në “Camp Nou”, ja çfarë vura re atje

Rei Manaj kishte mundësinë që të vazhdonte në këtë sezon si pjesë e Barcelonës, por kërkonte një rol protagonisti e atë nuk mund ta kishte te katalanasit. Për këtë arsye, ai zgjodhi të pranonte ofertën që i erdhi nga Specia në Serinë A, ku pritet të jetë së shpejti titullar.

Në prezantimin e tij sot para mediave, ai ka treguar se pse vendosi që t’i bashkohej Specias. “Mund të qëndroja te Barcelona por më pëlqen kjo sfidë, shpresoj t’i jem i vlefshëm Specias që nga ndeshja e radhës. Barcelona është një prej skuadrave më të forta në botë, por kam vënë re se sa më shumë rritet niveli, aq më shumë lojtarët janë persona të përulur. Ne të rinjtë duhet të mësojmë nga kjo gjë. duhet të jetë një stimul, çdo lojtar duhet të japë maksimumin.

Kam parë një skuadër të motivuar, që ka uri. Pa sakrificë dhe djersë nuk shkohet askund. Seria A është një prej kampionateve më të vështira por është në kapacitetet e këtij grupi.

Botërori me Shqipërinë? Do të ishte hera e parë në histori. Skuadra është një grup i mirë, me një trajner me eksperiencë si Reja, do të ishte një ëndërr dhe një prej pikave kulmore të karrierës time të shkonim në Botëror. Tani kemi dy ndeshje të rëndësishme ndaj Hungarisë dhe Polonisë. Nëse fitojmë, mund të shkojmë në play-off”, tha Manaj para gazetarëve.

Related posts

RRËFEN ANËN E TIJ TË HISTORISË/ Mjeku i Maradonës: E vërteta e vdekjes së Diegos dhe një përgjigje për akuzat

Delo.autor

Arsenali shfaq interes për mbrojtësin e Seria “A”

Sadik.Autor

NDESHJA NDAJ KOSOVËS/ Ja pse Anglisë i nevojitet fitorja kundër “Dardanëve”

Delo.autor

Leave a Comment