Futboll La Liga Sport

HUMBJA NDAJ BARYERN/ Në Spanjë trishtohen për “Katalanasit”, Laporta mbledhje urgjente me klubin

Asnjë gjuajtje në kuadrat, thuajse asnjë rast i rrezikshëm, një ekip i transformuar totalisht që nuk e shihnim në këtë gjendje prej shumë dekadash. Barcelona nuk njihej në fushë përballë Bayern Munich, një ekip i vogël, pa klas, pa dëshirë dhe pa shkëlqim, një skuadër që i kishte mbetur vetëm emri i madh. Situata që po përjetojnë blaugranët është me të vërtetë trishtë, një moment shumë i vështirë që nuk ka kaluar pa tërhequr vëmendjen e mediave iberike.

foto galeri foto galeri foto galeri

“E shkreta Barcelonë”, shkruan “Marca” në faqen e parë. “Realitet i trishtë”, është titulli i përdoruar nga e përditshme tjetër “Sport”. Është e vështirë ta besosh se si një ekip me kaq shumë emër e kaq shumë famë të përfundojë në këtë gjendje, mbase Bayern ishte thjesht shumë i fortë për ta për të gjithë shpresojnë që Barcelona të rikthehet sa më shpejt.

Nga ana tjeter Presidenti i Barcelonës Joan Laporta thuhet se ka mbajtur një takim urgjent deri në orët e para të mëngjesit, pas humbjes së Barcelonës ndaj Bayern Munich.

Blaugrana humbi 3-0 në shtëpi në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve, Thomas Muller hapi serinë e golave para se Robert Lewandowski të shënonte të dytin.

Nuk është për t’u habitur që kjo humbje të mos kapërdihet lehtë nga tifozët e Barcelonës, apo nga njerëzit që aktualisht janë në krye të klubit.

Sipas spanjolles “Sport”, Laporta zhvilloi një takim me anëtarët e bordit Mateu Alemany dhe Rafa Yuste menjëherë pas ndeshjes.

Raportohet se takimi vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit. Antarët e bordit sëbashku me presidentin janë parë të largohen nga Camp Nou nga ora 2 e mëngjesit.

Se për çfarë ishte takimi mbetet për t’u parë, dhe nuk pritet që ndonjë vendim i nxituar ndaj Ronald Koeman pas kësaj disfate. Por flitet se takimi është bërë pikërisht për trajnerin holandez.

Gjithsesi përballja si një kundërshtar i denjë kundër Bayern do të ishte e vështirë sidomos pas largimit të Lionel Messit dhe Antoine Griezmann këtë verë.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ I mjaftojnë 7 minuta lojë, Joao Felix ndëshkon me kokë “Djajtë të Kuq” (VIDEO)

Delo.autor

Lance Armstrong, 5 milionë $ për lirinë

Sadik.Autor

“BOMBA” e Ronaldos befason të gjithë/ BUKUROSHJA “çmend” edhe CR7 me…(FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment