Futboll Sport

2019 VIT “MAGJIK”/ Sulmuesi shqiptar shënon në kampionatin turk (VIDEO)

2019-ta është shndërruar në një vit magjik për skuadrën turke të Rizesporti ku aktivizohen Vedat Muriqi dhe Sajmir Ujkani.

Në 5 ndeshjet e luajtura në vitin 2019-të Rizespor ka arritur të sigurojë 4 fitore dhe 1 barazim dukë bërë hapa galopant në renditje. Një ndër protagonistët e suksesit të skuadrës turke është edhe sulmuesi Muriqi i cili ka realizuar plot 8 gola në kampionat.

Ish-futbollisti i Teutës dhe Besës së Kavajës realizoi edhe në sfidën e sotme ndaj Malatjasporit të fituar me rezultatin 3-0. Në minutën e 95-të, shqiptari dyfishoi shifrat,  ndërsa 3 minuta më vonë, vendasit trefishuan rezultatin, duke vulosur gjithçka.

Related posts

Man.United nuk dorëzohet, këmbëngul për Perisic

Q.Autor

65 milionë euro për sulmin, por Cutrone nga akademia ka rrëmbyer fanellën e titullarit te Milan

Q.Autor

E BUJSHME/ Dembélé ndryshon kartat në tavolinë me Barcelonën, ja situata e rinovimit…

Delo.autor

Leave a Comment