Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS NJË JAVE KAMPIONAT/ Klubi i Superiores për rekord, asnjë vendas në formacion

Laçi e ka nisur sezonin me një humbje në shtëpi, ku pas 7 vitesh e gjysmë Vllaznia arrin të marrë fortesën kurbinase. Shkaqet mund të jenë nga më të ndryshmet që ndikuan në disfatën e 90 minutëshit të parë të kampionatit të 83-të kombëtar të Kategorisë Superiore.

Ndryshimi i pankinës, por edhe hyrje-daljet në merkaton e verës kanë bërë që Laçi të mos jetë ai i pjesës së dytë të sezonit të shkuar, ku nën drejtimin e trajnerit Shpëtim Duro, laçianët luftuan deri në vërshëllimën përfundimtare për titullin kampion. Lëvizjet në merkato kanë bërë që Laçi të formojë një grup ndërkombëtar lojtarësh, pa harruar edhe trajnerin Dejan Vukiçeviç, i cili vjen nga Mali i Zi.

Laçi e nisi sezonin e ri pa asnjë lojtar kurbinas si titullar në formacion. Ky mbase ka qenë një tjetër faktor që ka ndikuar në rrëzimin e “fortesës” kurbinase ndaj Vllaznisë. Sipas statistikave të klubit, por edhe të specialistëve dhe dashamirësve kurbinas nuk kishte ndodhur kurrë në historinë e Laçit që ta niste sezonin e ri pa asnjë lojtar vendas në fushë. Në startin e ndeshjes me shkodranët me fanellën bardhezi zbritën në fushë lojtarë nga Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali, si dhe lojtarë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, por jo kurbinas. Gjithsesi, në epokën e globalizimit vendlindja e lojtarëve nuk shikohet shumë, ndonëse duhet pranuar se vetëm vendasit mund ta kuptojnë se çfarë do të thotë shprehja: Laçi është ekip fushe.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Drita – Dudelange, shënohet një tjetër gol, ja kush kualifikohet…(VIDEO)

Isa.Autor

“GLOBE SOCCER AWARDS”/ Njihuni me tre kandidatët për më të mirin e vitit, ja kush mungojnë…

Delo.autor

TIRANA-PARTIZANI/ Tension para derbit, tifozët e “Bardhebluve” përplasen me policinë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment