Champions League Futboll Sport

LIVERPOOL-MILAN/ Dueli nostalgjik, “të kuqtë” kapen pas gardës së vjetër

Liverpuli është rivali nostalgjik për Milanin. Finalet e vitit 2005 dhe 2007 janë ende të gjalla në historinë e futbollit të Mijëvjeçarit të Ri.

Ngopja e sukseseve në Champions dhe titulli pas 30 vitesh pritjeje kanë bërë që ekipi i Klopit të mos ketë soliditetin e zakonshëm, megjithatë kryesimi i kampionatit në bashkëpronësi me Junajtidin, Çelsin dhe Evertonin është një sinjal force. 10 pikë me 1 gol të pësuar e 9 të shënuar në katër javë.

Merkatoja verore ishte minimaliste duke parë afrimin e vetëm që ishte 22-vjeçari Konate nga Lajpcigu. Klubi sivjet synon te rinovimet: Van Dijk (deri në 2027), Alison (2027), Arnold (2025), Robertson (2026) dhe Fabinjo (2026), teksa radhën duhet ta ketë Salah. Ndërsa Klopi synon te garancitë që i japin besnikët e tij pasi nuk dëshiron të rrezikojë ekuilibrat duke afruar kampionë të cilët do të ndikonin gjithashtu edhe në bilancin ekonomik të të “kuqve”.

Futbolli i teknikut gjerman do të vijojë të mbështetet te 4-3-3-shi, sulmimi i hapësirave dhe vertikalizimet e rrufeshme. Gjatë vitit duhet të shkëlqejë edhe ndonjë i ri. Po e bënte më së miri këtë Harvi Eliott, por 18-vjeçari u dëmtua, ndaj barrën e suksesit në Champions do ta mbajë edhe një herë “garda e vjetër”.

Related posts

PRITET TË ZHVILLOHET GARA E PARË SEZONALE NË FORMULA 1/ Bahrein hap dyert për tifozët, nis zyrtarisht shitja e biletave

Delo.autor

“JASHTËTOKËSORI” NUK NJEH KUFIJ/ “Skaneri” i 700 golave ​​të Messit në karrierë (INFO-GRAFIKU I PLOTË)

Delo.autor

FORMULA 1/ Kualifikimet e Sprintit: Bottas “djeg” Verstappen, Sainz në podium. Hamilton përfundon i pesti

Delo.autor

Leave a Comment