Futboll

Xhaka e ‘çmendi’ Wengerin pas asaj që bëri në “San Siro”, Ramsey shpërthen në të qeshura

Xhaka ka irrituar Wengerin në sfidën që Arsenali e fitoi 0-2 në “San Siro” kundër Milanit.
Pak minuta para fundit, saktësisht në minutat shtesë, Granit Xhaka tentoi nga distanca për të realizuar ndoshta një gol të paharrueshëm, por tentimi i tij nuk ishte ai më i miri.

Kjo irritoi trajnerin, Arsene Wenger, që u ngrit në këmbë duke diskutuar me shqiptarin, ndërsa nga kjo “fjalosje” nga distanca, nga kamerat u kap edhe Aaron Ramsey, i cili po buzëqeshte me atë që po ndodh mes Xhakës e Wengerit, apo ndoshta edhe me goditjen e shqiptarit.

Related posts

MILAN FUTET NË GARË PËR FUTBOLLISTIN SHQIPTAR/ Duelon me Napolin dhe Lajpcig

Delo.autor

Klopp: Bëmë gjithçka për ta mbajtur Coutinhon, por ai donte vetëm Barçën

Q.Autor

PREZANTOHET TEK MILAN/ Flet Ante Rebic: Agjenti foli me “Zikaltërit”, por unë…

Delo.autor

Leave a Comment