Champions League Futboll Sport

LIVERPOOL-MILAN/ Të dy ekipet “përplasin brirët” në Anfield, pritet të dhurojnë spektakël (FORMACIONET ZYRTARE)

Mbrëmja e sotme do të rezervojë një superpërballje midis Liverpulit dhe Milani e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Kuqezinjtë rikthehen pas 7 vitesh në Champions dhe të gjithë do të jenë me sy nga Milani, pasi është një ndër skuadrat më të titulluara të kompeticionit. Kjo përballje midis të dyja skuadrave njihet për spektalin që prodhon nisur dhe nga dy finalet e Champions-it në vitet 2005 dhe 2007, në të parën që foli për Liverpulin, ndërsa dy vite më vonë Milani u hakmor.

Trajneri Pioli nuk do të ketë një referencë në sulm në sfidën ndaj të kuqve, pasi Zhiru dhe Ibra nuk janë pjesë e skuadrës. Pikë referimi në sulm do të jetë Rebiç i cili do të ndajë sulmin me Leaon dhe Salemakers teksa në mbështetje të tyre do të jetë Brahim Diaz. Ndërsa Klop do të vendosë përpara Salah e Zhota dhe në vend të Firminjos të dëmtuar do të luajë Divok Origi.

FORMACIONET ZYRTARE

Related posts

Flamurtari akord me ish-mbrojtësin e Partizanit, pritet sot në Vlorë

Isa.Autor

Trajneri i Kroacisë befason me deklaratë para finales kundër Francës

Isa.Autor

LIVE/ Real Sociedad-Real Madrid, Merino barazon shifrat për vendasit

Delo.autor

Leave a Comment