Futboll La Liga

Transferimi në La Liga, rrëfehet Adnan Januzaj: Jeta në futboll është e vështirë

Adnan Januzaj ka dhënë një intervistë për të përditshmen katalanase, Mundo Deportivo, ku ka folur për jetën e tij në Real Sociedad dhe përshtatjen e tij në La Liga.

Ylli i Real Sociedadit, Adnan Januzaj ka thënë se të gjithë mendojnë se futbolli është i lehtë, por në fakt nuk është ashtu.

Ai thotë se arsyeja për këtë është jetesa larg familjes.

“Babai im është këtu me mua, ndërsa nëna ime vjen disa herë. Më pëlqen të jem në shtëpi me familjen”, tha fillimisht Januzaj.

“A ju mungon familja? Natyrisht, ne kemi vetëm një baba dhe një nënë. Është normale. Njerëzit mendojnë se futbolli është i lehtë, por nuk është. Ju duhet të sakrifikoni shumë gjëra”, vazhdoi ai.

Januzaj po ashtu e pranon se La Liga po i përshtatet shumë për shkak të aftësive të tij dhe po ndjehet shumë mirë në Sociedad.

Related posts

KUALIFIKIMI I LYON NË GJYSMËFINALE/ Mbappe thumbon kritikët: Liga e fermerëve

Delo.autor

Jurgen Klopp realist: Ronaldo dhe Messi vlejnë sa 15 Salah!

Sadik.Autor

PSG INTERESOHET PËR MBROJTËSIN E INTER/ “Zikaltërit” kërkojnë në këmbim mesfushorin e francezëve dhe…

Delo.autor

Leave a Comment