Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Dortmund mposht me përmbysje Beshiktash falë dyshes Bellingam-Haaland

Borusia e Dortmundit e ka nisur me fitore aventurën në Ligën e Kampioneve duke mposhtur 0-2 në transfertë Beshiktashin.

Verdhezinjtë bënë gjithçka në pjesën e parë duke gjetur rrugën e golit plot dy herë, ku fillimisht ishte talenti 18-vjeçar Bellingam që dërgoi në rrjetë sferën pas asitit të Munier, ndërsa në fundin e pjesës së parë dyfishoi shifrat i zakonshmi Erling Haland. Një fitore mjaft e rëndësishme për Dortmundin që ndan grupin me Ajaksin, Sportingun dhe Beshiktashin.

Në takimin tjetër, skuadra e Sherif Tiraspolit mori një fitore historike përballë Shaktarit. Edhe pse debutues, moldavët e morën ndeshjen me mjaft seriozitet duke shënuar nga një gol për pjesë me Traore dhe Jansane. Mposhtja e Teutës në fazën e parë të eliminatoreve të Champions-it, ishte vetëm një fillim për Sherifin që po i habit të gjithë me formën e saj këtë sezon

Related posts

Chelsea fiton TROFEUN më të vjetër të planetit…

Sadik.Autor

KUKËSIT NUK I DEL INATI ME ET’HEMIN/ “Verilindorët” ndjekin çështjen në FIFA. Ja çfarë kërkojnë…

Delo.autor

“PORTIERI I TIJ DHA 69 PASIME”/ Trajneri spanjoll shfryn ndaj De Jong

Delo.autor

Leave a Comment