Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Laçi-Bylis. Rezultati 2-1

Laçi pret në shtëpi Bylisin ditën e sotme, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Kategorinë Superiore.

Të dyja ekipet di të kërkojnë të marrin fitoren, teksa ballshiotët nuk njohin asnjë fitore në vitin 2020. Pikërisht për këtë arsye, të besuarit e Dovedan do të kërkojnë të marrin maksimumin nga sfida e sotme dhe të largohen me 3 pikë.

Nga ana tjetër Laçi do të shfrytëzojë faktorin fushë dhe të vazhdojë me serinë e fitoreve të fundit. Kurbinasit në dy ndeshjet e fundit janë përballur me Flamurtarin dh Luftëtarin, dy ekipet e vendeve të fundit, ku kanë marrë dy fitore dhe do të provojnë të bëjnë të njëjtën gjë edhe ditën e sotme.

 

LIVE: LAÇI – BYLIS 1-1

Greca 56′ , Rapo 86′ / Mocone 64′ (p)

KOMENTI LIVE:

90+2′ Pranë golit të barazimit Bylisi me Vinsente, por mbrojtësi i skuadrës ballshiote nuk arrin të shënjestrojë kuadratin.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

86′ GOOOOOL LAÇI  2-1/ Kurbinasit rigjejnë avantazhin me anë të Rapos, i cili godet saktë brenda zonës, pas një grushtimi jo të mirë të Hidit. Në festë kurbinasit. 

83′ Ndëshkohet edhe Ujka për faull në mesfushë.

82′ Drithërima në portën e Hidit, Lushkja lëshon një predhë nga distanca, grushon në vështirësi portieri Hidi.

80′ Pranë golit të dytë Bylisi me Guindo, sulmuesi futet bukur brenda zonës, por gjuajtja e tij me të majtën shkon jashtë kuadratit.

77′ Zëvendësim te Bylisi, largohet Munoz, vendin e tij e zë Ujka.

74′ Goditje dënimi për Laçin, provon Vecaj, por topi devijohet nga muri, aksioni vijon, Iganjatoviç pason me finte për Grecën, por sulmuesi prek topin me dorë brenda zonës. Faull në sulm.

70′ Rast ideal për Laçin me Lushkjan lëviz bukur brenda zonës, gjuajtja e tij devijohet në momentet e fundit nga mbrojtësit e Bylisit dhe shkon në këndore.

69′ Laçi kryen zëvendësimin e dytë. Aktivizohet Selmani dhe largohet Gjoni.

67′ Bylis i afrohet golit të avantazhit. Guindo edhe pse në rënie lëshon një goditje që i shkon shumë pranë kuadratit

64′ GOOOOOL BYLISI 1-1/ Barazohen shifrat, Mocone tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. 

63′ Penallti për Bylisin pas prekjes së topit me dorë nga Eglantin Gjoni. 11-metërsh për ballshiotët. Futbollistët e Bylisit kërkojnë ndëshkimin me kartonin e dytë të verdhë, por nuk mendon kështu Xhaja.

60′ Bylis kryen zëvendësimin e dytë. Aktivizohet Bajramaj dhe largohet Qardaku.

56′ GOOOOL LAÇI 1-0/ Zhbllokohet sfida. Bedri Greca kalon kurbinasit në avantazh. Pas një gjuajtje nga distanca e Xhixhës, grushton në vështirësi Hidi, që e lë në qendër për Grecën që nuk fal. 

55′ Zëvendësim te Bylisi, largohet Ntepe, vendin e tij e zë Mocone.

53′ Minuta të mira për Bylisin në pjesën e dytë. Mëllugja provon me një goditja nga distanca, sfera shkon ngjitur me shtyllën.

52′ Cungu me dhimbje koke, Nuabueze largohet nga fusha e lojës i dëmtuar, vendin e tij e zë shkodrani Vecaj. Greca kalon në majën e sulmit.

46′ Starton pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë. 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

45′ Tjetër karton i verdhë, ndëshkohet edhe Greca. shkon në 5 numri i futbollistëve të ndëshkuar me kartonë të verdhë në pjesën e parë.

44′ Duele të ashpra në mesfushë. Fangaj është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë.

39′ Janku është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

35′ Momente tensioni, Mëllugja ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Deliut.

32′ Shpëton për mrekulli Laçi. Ditmar Bicaj trondit shtyllën e portës së Stazhillës. Rast ideal për skuadrën ballshiote.

31′ Tjetër mundësi shënimi për Laçin me Nuabuezen. Pas harkimit të Deliut nga këndi, sulmuesi i skuadrës bardhezi, kërcen bukur me kokë, por topi shkon jashtë kuadratit.

28′ Ditmar Bicaj ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Nuabuezes.

24′ Ntepe merr krahun e djathtë, megjithatë në fund rrëzohet brenda zonës, për gjyqtarin Xhaja gjithçka ee rregullt.

18′ Rasti i parë i rrezikshëm për Bylisin, Mëllugja lëshon një predhë nga distanca, topi merr një trajetore të çuditshme dhe shkon ngjitur me shtyllën e Stazhillës.

14′ E pabeshueshme çfarë humbet Regi Lushkja brenda zonës. Gjuajtja e mesfushorit me të majtën, shkon ngjitur me shtyllën e majtë pingule të portieri Hidi. Shpëton për mrekulli Bylisi.

9′ Laçi gjen rrugën e rrjetës me anë të Nuabuezes, pas një harkimi nga këndi, por goli anulohet nga gjyqtari Xhaja për prekje të topit me dorë. I drejtë vendimi i arbitrit.

7′ Tjetër goditje nga këndi e fituar nga skuadra e Laçit. Momente të vështira për ballshiotët.

6′ Aksion idividual i mesfushorit Lushkja, i cili lëviz bukur në hyrje të zonës, shkarkon të djathtën, por topi devijohet në këndore.

3′ Start pozitiv për kurbinasit që ushtrojnë presion të vazhdueshëm në portën e Hidit.

1′ Laçi e nis në sulm dhe jep sinjalin e parë të rrezikshëm në portën e Hidit. Kontrollon mes vështirësive portieri i skuadrës ballshiote.

1′ Ka nisur sfida!

Related posts

JUVENTUS “MBRET” NË MERKATON E VERËS/ Ja super transferimet e kryera nga kampionët e Italisë

Delo.autor

RINOVIM DHE MERKATO/ Inzaghi-Zhang-Marotta projektojnë Interin e ri

F.autor

E TRISHTË/ Humbje e madhe për sportin shqiptar, vdes nga sëmundja e rëndë ish-trajneri i Partizanit dhe Shqipërisë

Delo.autor

Leave a Comment