Futboll Sport

MBI AUTOGOLIN E STRAKOSHËS PËR GALATASARAY-N/ Portieri Muslera: Më ka ndodhur dhe mua, kjo është….

Tomas Strakosha u bë protagonist pasditen e sotme duke shkaktuar një autogol në disfatën që Lacio pësoi përballë Gallatasarait në Ligën e Europës.

Në drejtim të gardianit të Kombëtares vërshuan një lumë kritikash, por kolegët e tij i kanë dalë në mbrojtje, pikërisht portieri kunderështar Muslera. Uruguajani në konferencën pas ndeshjes u shpreh se gabime të tilla ndodhin dhe Strakosha nuk duhet të dorëzohet.

“Sido që të fillosh, ishte ndeshja e parë e grupit. Ne luajtëm kundër një prej skuadrave të rëndësishme të Italisë. Sot, Gallatasarai dha imazhin e një ekipi që punon mire, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. Jemi të lumtur për ndeshjen sot, por tani duhet të përqëndrohemi në kampionat.

Gabimi i Strakoshës? Kam bërë një gabim disa ndeshje më parë. Portierët janë vetëm, kjo është pjesë e punës sonë. Kam bërë edhe unë gabime.. Kjo është çudia e punës së portierëve. Nuk duhet të heqësh dorë’’, tha Muslera

Related posts

MENAXHERI PLAS “BOMBËN”/ Ferguson trukoi Manchester-Juventus për një orë Rolex

Delo.autor

“LARGIMI I CONTES MË BEFASOI”/ Mbrojtësi Skriniar: Duam të fitojmë përsëri titullin kampion këtë sezon

Delo.autor

Roma-Chelsea i mban peng Florenzi, në diskutim e ardhmja e mesfushorit italian

Sadik.Autor

Leave a Comment