Futboll Seria A Sport

BUZËQESH PANUCCI/ Asist fantastik i Memushajt, Peskara fiton e rrëmben vendin e parë (VIDEO)

Peskara e Ledian Memushajt vazhdon formën fantastike në Serinë B italiane. Me fitoren e sotme 2-1 ndaj Beneventos në shtëpi, Peksara merr vendin e parë, me 15 pikë, pas 7 javësh kampionati.

Sfida ndaj Beneventos nuk ishte aspak e lehtë, por të besuarit e trajnerit Pijon, ja dolën të marrin 3 pikë mjaft të rëndësishme. I pari që shënoi ishte Mankuzo, me një goditje me kokë në minutën e 37-të, pas harkimit fantastik të vlonjatit Memushaj nga goditja e këndit.

Me fillimin e pjesës së dytë, Viola për miqtë e Beneventos barazoi shifrat, por vetëm përkohësisht, pasi 2 minuta më vonë, Mashin kaloi përsëri në avantazh Peskarën, duke vulosur me rrjetën e tij fitoren.

Memushaj u ndëshkua edhe me karton të verdhë në minutën e 69-të, por gjithsesi ai mbetet një nga pikat më të forta të Peskarës, në luftën për ngjitjen direkt në Seria A, në fund të sezonit. Tashmë, Verona ndjek me 2 pikë më pak  në renditje.

Related posts

Courtois “trondit” REALIN: Nuk ka dakordësi për rrotacion, në të kundërt do të…

Isa.Autor

AKUZOI NEYMAR PËR PËRDHUNIM/ Modelja nën akuzë për shantazh

F.autor

PREMTIMI I MADH/ Emery i vë syrin një trofeu PRESTIGJOZ: E di se si fitohet…

Isa.Autor

Leave a Comment