Futboll

Real Madrid mposht Panathinaikos dhe i afrohet zonës së play off-it

Ka nisur raundi i 25-të i Euroleague në basketboll për meshkuj, teksa janë luajtur 4 takimet e para. Skuadra e Real Madrid mundi 92-75 Panathinaikos, në sfidën kryesore të kësaj jave, dy skuadra që ndodhen mes ekipeve që për momentin janë në zonën e play off-it. Spanjollët e dominuan ndeshjen dhe merituan fitoren falë 26 pikëve të Causeur, një lider në fushë për skuadrën “merengues”, ndërsa për Panathinaikos u dallua James me 23 pikë, por që mbetën për statistikë.

Në tri përballjet e tjera u regjistruan tri fitore të skuadrave udhëtuese, ku italianët e Armani Milano fituan 86-77 në fushën e Khimki Moskë. Një ndeshje e mirë e skuadës italiane, ku u dallua Goudelock me 26 pikë. Ekipi i Maccabit fitoi 94-81 në shtëpinë e turqve të Anadolu Efes, sfidë vendosur në periodën e fundit nga Jackson, që realizoi 18 pikë. Baskonia Gasteiz mposhti 81-71 Valencia në derbin spanjoll (u dallua Huertas me 19 pikë), duke qenë ende në garë për një vend në play off.

EUROLEAGUE – RAUNDI I 25-TË

8 mars, Khimki Moskë – Armani Milano, 77-86

8 mars, Anadolu Efes – Maccabi Tel Aviv, 81-94

8 mars, Valencia – Baskonia Gasteiz, 71-81

8 mars, Real Madrid – Panathinaikos, 92-75

9 mars, CSKA Moskë – Unicaja Malaga, ora 18:00

9 mars, Zalgiris Kaunas – Fenerbahce, ora 19:00

9 mars, Olympiacos – Brose Bamberg, ora 20:00

9 mars, Barcelona – Crvena Zvezda, ora 21:00

Related posts

PERIUDHA E TIJ KUQEZI/ Gattuso: Ky Milan nuk vdes kurrë!

Isa.Autor

Shqipëria e di si mundet Izraeli, ja të gjithë precedentët e mëparshëm

Isa.Autor

HIDHET SHORTI NË SUPERIORE/ Përcaktohet kalendari për sezonin e ri 2019-2020

Delo.autor

Leave a Comment