Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

KORONAVIRUSI/ Kumbulla dhe Rrahmani në karantinë, ja gjendja shëndetësore të stafit dhe lojtarëve

Pas rezultatit pozitiv të testit të futbollistit të Sampdorias, Manolo Gabiadini, klubi i Veronës u detyrua të mbyllej në karantinë.

Veronezët ishin kundërshtari i fundit i dorianëve në kampionat, dhe në kuadër të masave për të mos përhapur virusin COVID-19, u vendos që futbollistët dhe stafi të izoloheshin.

Mes tyre edhe dy mbrojtësit shqiptar, Marash Kumbulla e Amir Rrahmani.

Së fundmi, ka ardhur edhe përditësimi nga gjendja e lojtarëve dhe stafit teknik të Veronës, teksa mësohet se të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe shqetësimet kanë qenë të vogla.

Ai që ka qetësuar edhe më shumë ambientin është mjeku që ka theksuar se rreziku që lojtarët e Veronës të kenë marrë virusin COVID-19, është i vogël.

Related posts

NË KARANTINË ME ORIOLËN/ Eros Grezda tregon si po shkojnë ditët pranë saj

Delo.autor

CR7 NJERIU I REKORDEVE NË FUTBOLL/ Kompania gjigante e veshjeve publikon VIDEON speciale

Delo.autor

NUK DO TA BESONI/ Messi e nis 2019 me një super gol (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment