Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Bën hapin e madh, ish-sulmuesi i Teutës transferohet tek skuadra që luan në Champions

Ish-sulmuesi i Teutës, Basit Kalid ka bërë një hap të madh në karrierë duke u transferuar tek skuadra e Sherif Tiraspolit në Moldavi.

Edhe pse një skuadër jo e niveli të lartë, Sherifi po kalon një moment mjaft të mirë pasi këtë sezon luan në Ligën e Kampionëve. Moldavët i surprizuan të gjithë duke mundur Shaktarin në ndeshjen e parë duke siguruar tre pikët e para në Grupin D ku bën pjesë dhe Real Madrid e Inter.

Kalid luajti 1 vit me durrsakët në sezonin 2019-2020 ku u aktivizua në 9 ndeshje dhe nuk shënoi asnjë gol. Së fundmi, 25 vjeçari ishte pjesë e Esperances në Tunizi ku u aktivizua në 24 ndeshje dhe realizoi 3 gola, ndërsa më herët, sulmuesi ganez ka qenë dhe pjesë e Prishtinës. Lajmin e bëri të ditur vetë klubi moldav me anë të një postimi në faqen e saj në “Twitter” duke siguruar një përforcim për sezonin e ardhshëm.

Kujtojmë se Sherif Tiraspol është skuadra që eliminoi Teutën nga faza e parë eliminatore e Ligës së Kampioneve, ndërsa Kalid do të luajë në Champions vetëm nëse moldavët kalojnë grupin pasi lista e lojtarëve është dorëzuar më herët dhe 25-vjeccari nuk është pjesë e saj.

Related posts

Emery hidhet në SULM/ Synon t’i marrë SUPER mesfushorin Mourinhos

Isa.Autor

Bonucci ‘ngre në qiell’ Gattuson

Q.Autor

Champions Cup/ Atletico Madrid mposht Arsenalin me penallti (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment