Futboll Sport

U BË VIRALE/ Alioski nderon Besnik Hasin, goli i shqiptarit “çmend” komentatorin arab (VIDEO)

Futbollisti me origjinë shqiptare, Ezgjan Alioski, gjeti sërish rrugën e rrjetës në kampionatin arab të futbollit. 29-vjeçari aktivizohet te skuadra e Al Ahli që drejtohet nga Besnik Hasi.

Alioski u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke kaluar skuadrën e tij në avantazh, në përballjen ndaj Al-Fateh, që përfundoi me rezultatin 1-1.

Goli i shqiptarët që luan për Maqedonia e Veriut, entuziazmoi edhe komentatorin arab, i cili shpërthue në momentin kur 29-vjeçari e dërgoi topin në rrjetë.

Ky ishte goli i dytë me fanellën e Al Ahli për Alioskin. Një fakt interesant që vlen të përmendet është se skuadra e Besnik Hasit, i ka barazuar të 5-ta sfidat e zhvilluara deri tani në kampionat, teksa nuk e ka provuar ende shijen e fitores, as të humbjes.

Related posts

TRAJNERI ANDERSON MERR LAJMIN E MIRË/ Suedia rikuperon dy lojtarë, mposhtin Covid-19 dhe kthehen në ekip

Delo.autor

Julen Lopetegui kërkon me “NGULM” mesfushorin spanjoll të Bayern Munich 

Sadik.Autor

LËSHON PERLËN E RADHËS/ Gattuso: S’mund të jesh gjithmonë “Brad Pitt”, ndonjëherë duhesh i shëmtuar dhe i ndyrë

Delo.autor

Leave a Comment