Futboll Premier League Sport

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE/ Ka probleme me rinovimin tek Chelsea, Rydiger në radarët e Bayern

Antonio Rydiger nuk është i kënaqur me kontratën e re që skuadra e Çelsit i ka ofruar atij. Negociatat mes tij dhe kampionëve të Europës kanë ngecur dhe e ardhmja e mbrojtësit gjerman është e paqartë.

Për të janë interesuar skuadra si Parisi, Juventusi, Real Madridi dhe së fundmi, Bajerni i Mynihut. Mediat angleze shkruajnë se shtatlarti i mbrojtjes së Çelsit mund të përfundojë në Mynih pasi pëlqehet nga trajneri Julian Nagelsman.

Rydigeri ka profilin e duhur për të luajtur në një mbrojtje me tre. Ai që mund të rrezikojë nga ardhja e mbrojtësit gjerman është Niklas Zyle, i cili prej disa muajsh nuk po tregon një formë të mirë si me Bajernin, ashtu dhe me kombëtaren gjermane. Zyle nuk është një siguri dhe për këtë arsye sytë janë hedhur nga Rydigeri i cili me Upamekanon mund të formonin një dyshe të frikshme në mbrojtjen e kampionëve të Gjermanisë për sezonet e ardhshme.

E ardhmja e Antonios pritet të zgjidhet në javët e ardhshme, atëherë do të mësojmë se sa janë shanset për një kalim të tij në Mynih. Vlera e lojtarit është 28 milion euro dhe Çelsi nuk ka ndërmend ta humbasë me zero 28-vjeçarin, kontrata e të cilit skadon në qershor të 2022-it.

Related posts

Marquez mposht Dovizioso në Aragon, prenoton titullin kampion në Moto GP

Isa.Autor

SITUATA DEL JASHTË KONTROLLI NË ITALI/ Festë “topless”, përdhunime, qindra të plagosur dhe një i vdekur (VIDEO)

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Atletico ARRIN marrëveshjen me MBROJTËSIN brazilian… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment