Futboll

Schalke para provës Mainz, Roma me mungesa kundër Torinos

Futbolli këtë të premte me 3 ndeshje nga tre kampionate të ndryshme, Bundesligë, Seria A dhe Ligue 1.

Gjithçka nis në orën 20:30 me sfidën e kampionatit gjerman Mainz – Schalke 04, që çel javën e 25-të të Bundesligës. Një sfidë kjo mjaft interesante pasi vihen përballë dy skuadra që kanë objektiva të ndryshme, por që kërkojnë me çdo kusht fitoren. Mainzi mban vendin e 16-të dhe dëshiron t’i largohet sa më parë zonës së ftohtë, ndërsa Schalke, tashmë e dyta në renditje, kërkon të forcojë pozitat për të qenë pjesë e katërshes më të mirë në fund të sezonit.

Në 20:45, nga Seria A do të transmetohet Roma – Torino, e para për javën e 28-të. Verdhekuqtë, që vijnë pas një fitoreje të madhe 2-4 në fushën e Napolit kërkojnë vazhdimësinë e fitoreve për të ruajtur vendin e tretë që kërcënohet nga Lazio. Nga ana tjetër Torino, që ndodhet në një vend komod në renditje, synon t’i rikthehet rezultat pozitiv pas dy humbjeve radhazi me Veronën dhe Juventusin. Skuadra “granata” mund të përfitojë edhe nga fakti që trajneri Di Francesco i Romës nuk ka në dispozicion Dzekon, Fazion apo Pellegrinin, ndërsa De Rossi është në dyshim.

Takimi i tretë dhe i fundit i mbrëmjes i përket kampionatit francez. Po në orën 20:45 Strasbourgu do të presë Monacon, me synim fitoren, për të ngjitur shkallët e renditjes, pasi aktualisht zona e ftohtë është vetëm 3 pikë larg. Skuadra nga Principata e dyta në renditje, nuk dëshiron t’i lëshojë terren Marseilles, që ndjek nga pas me 4 pikë më pak.

Mainz-Schalke 04 20:30

Roma-Torino 20:45

Strasbourg-Monaco 20:45

Related posts

Spalletti i SINQERTË/ Edhe unë ËNDËRROJ si tifozët për ardhjen e MODRIC

Isa.Autor

SHOKOHET FUTBOLLI/ “JETË A VDEKJE”: Futbollistin e njohur e qëllojnë me 6 PLUMBA

Isa.Autor

Shuma të mëdha parash mund t’i fitoni me këto ndeshje, mjafton t’i luani

Sadik.Autor

Leave a Comment