Futboll

Sot, Watford-Chelsea dhe Lazio-Genoa, blutë dhe bardhekaltrit synojnë rikthimin te fitorja

Ndaj Watfordit për të kthyer faqe. Chelsea do të kërkojë të lërë pas mbrëmjen e sotme humbjen zhgënjyese të disa ditëve më parë ndaj Bournemouth me shifrat 0-3, me një sukses të mundshëm në sfidën përballë watfordit. Blutë e Londrës mund të rimarrin vendin e 3-të në rast triumfi ndaj skuadrës që drejtohet nga trajneri Javi Gracia.

Watfordi është në krizë rezultatesh dhe gjithashtu do të synojë kthesën në sfidën ndaj skuadrës së Contes por përballë një Chelsea të etur për pikë vendasit do ta kenë shumë të vështirë.

Sot në orën 21:00 në stadiumin Vicarage Road pritet të bëjë debutimin me Chelsea-in blerja më e re e Bluve të Londrës, sulmuesi francez, Olivier Giroud i cili do të zëvendësojë të dëmtuarin Alvaro Morata. E hëna futbollistike sjell edhe sfidën mes Lazios dhe Genoas, takim që do të mbyllë javën e 23-të të Serisë A.

Bardhekaltrit e Inzaghit me Strakoshën në portë do të synojnë të marrin një fitore të rëndësishme me të cilën do të blindonin vendin e 3-të dhe do të afroheshin më shumë me kualifikimin në Champions.

Related posts

KLASIFIKIMI: Belgjika dhe Anglia kryesojnë Grupin G

Sadik.Autor

BARCELONA MBETET “THATË”/ Talenti i Ajaxit në “radarët” e Tottenhamit

Isa.Autor

NË KARANTINË BASHKË/ Konfirmohet lidhja e sulmuesit të Kombëtares me Oriola Marashin (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment