Futboll La Liga Sport

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Talenti Haaland do të veshë fanellën e Realit në sezonin e ri

Reali i Madridit, Junajtid dhe PSG e një dyzinë klubesh të tjera janë vënë pas Erling Halandit. Por sipas të gjithave gjasave, vetë norvegjezi e ka zgjedhur destinacionin e tij dhe ai është Madridi. Sipas “transfermarkt”, Haland është lojtari i dytë me vlerën më të shtrenjtë në treg me 130 milionë eruo.

Përpara tij qëndron vetëm Kilian Mbape (160 milionë). Në Europë duket se janë të bindur se Haland do të veshë fanellën e Realit duke nisur nga sezoni i ri. Sinjali i parë ka ardhur nga presidenti i Ligës spanjolle, Tebas, i cili ka deklaruar se Reali ka të gjitha mundësitë financiare për të blerë Halandin dhe Mbapenë së bashku. Më pas ka ardhur dhe fjala e shefit të Bajernit, Rumenige. “Halandi mendoj se do të jetë lojtari i ri i Realit”, ka thënë ai. Reali duket se i ka vënë praktikisht para faktit të kryer të tjerët; Haland është i paprekshëm.

Related posts

E BUJSHME/ Wanda Nara i “vë shkelmin” Interit, gati ta çojë Icardin tek rivalët e urryer

Delo.autor

Roma kërkon sulmuesin e Milanit

Sadik.Autor

MERKATO E JANARIT/ Lazio provon të befasojë Inter, gati oferta për yllin e Serisë A…

Delo.autor

Leave a Comment