Futboll La Liga Sport

MUNGOI NË CEREMONINË E “TOPI TË ARTË”/ Modric kritikon ashpër CR7: Duhet të tregojë respekt!

Luka Modric u soll si një xhentëllmen i vërtetë në ceremoninë e Topit të Artë. Mesfushori kroat i dorëzoi trofeun Lionel Messit dhe në momentin që i dha trofeun i tha: “Urime, e meriton”. Titullari i Real Madridit foli dhe në lidhje me mungesën e Cristiano Ronaldos në këtë organizim dhe pati kritika për ish-shokun e tij të skuadrës.
“Ronaldo? Jam këtu, pasi futbolli është respekt. Për këtë arsye erdha ti jap çmimin Messit dhe ta uroj atë. Kur nuk fiton, duhet të jesh i pranishëm, të tregosh respekt. Ky është futbolli, prandaj udhëtova drejt Parisit. I dorëzova çmimin dhe e urova”.

Kroati ka vijuar më tej duke treguar modestinë e tij. Mesfushori mendon se lojtarët duhet të tregojnë respekt ndaj njëri-tjetrit. “Jam i lumtur që jam këtu. Duhet të jetë një traditë e mirë që fituesi të vijë dhe t’i kalojë Topin e Artë fituesit të ri. Ne jemi të gjithë rivalë, por mbi të gjitha është respekti. Futbolli duhet shijuar, ashtu si çdo sport tjetër. Ka sporte atletike që tregohet shumë respekt, të njëjtën rrugë duhet të ndjekë dhe futbolli”, – tha Modric.

Related posts

Roma “kthehet” në Europë/ Verdhekuqtë shkatërojnë Sampin në “Olimpico” (VIDEO)

Isa.Autor

VAN DEJV RREZIKON JETËN/ “Bardheblutë” të tensionuar. Ja pikantet e miqësores Tirana-Laçi

Delo.autor

NDODH EDHE KËSHTU/ Martial, LINDJA E DJALIT i kushton 180 mijë paund

Isa.Autor

Leave a Comment