Futboll Premier League

“De Bruyne, Lukaku dhe Salah”, Chelsea nuk pendohet për shitjen e tyre

Salah, Lukaku dhe De Bruyne po shkëlqejnë me Liverpool, Man United dhe Man City, por për këtë nuk pendohet Chelsea.

Mohamed Salah, Kevin De Bruyne dhe Romelu Lukaku dikur ishin lojtarë të Chelseat, por të gjithë u larguan, kur “Blutë e Londrës” udhëhiqeshin nga Jose Mourinho, raporton Goal, transmeton Gazeta Express.

Salah po shkëlqen te Liverpooli këtë sezon (14 gola 3 asiste, 20 në të gjitha golat), De Bruyne te lideri i Premierligës, Manchester City ( gjashtë gola, tetë asiste, 7 në të gjitha garat) dhe Lukaku te Manchester United (10 gola, katër asiste, 15 në të gjitha garat).

Si do që të jetë, pavarësisht se tre lojtarët në fjalë sot janë bërë shumë të rëndësishëm për klubet ku luajnë, legjenda John Terry thotë se Chelsea nuk pendohet për shitjen e tyre.

“A pendohet Chelsea për shitjen e tyre? Jo në të vërtetë, sepse atë kohë ata nuk e kanë bërë ekipin tonë të fortë”, u përgjigj Terry.

“Mos të harrojmë se kemi qenë një ndër ekipet më të mira ndoshta në Premierligë ndonjëherë, kur ata arritën në “Stamford Bridge”. Kështu që ata u transferuan te një skuadër e fortë çka e bëri më të vështirë adaptimin e tyre”, shtoi Terry.

Related posts

ZBULON PRAPASKENAT TEK TIRANA/ Shehi: Herën e fundit që bëra sherr kërciti grushti

Delo.autor

GJITHNJË “REBEL”/ Baloteli ikën pa lejen e klubit në Angli për…

F.autor

PAS VËRSHËLLIMËS PËRFUNDIMTARE/ Tifozët e Atalantës shkulin stolat e tribunës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment