Kategoria Superiore Shqipëri

Skënderbeu-Teuta, korçarët me grup të plotë kundër durrsakëve

Skënderbeu do të luajë të premten ndeshjen e fundit në kampionat për këtë vit kalendarik. Korçarët do të presin në shtëpinë e tyre ekipin e Teutës. Pas ndeshjes me Lushnjën ekipi “bardhekuq” është grumbulluar në Korçë aty ku ka nisur dhe përgatitjet për sfidën kundër durrsakëve.

Nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja dhe stafit teknik, lojtarët kanë zbritur në fushën me bar natyral mesditën e së hënës, ku është zhvilluar një seancë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e fundit të këtij viti ndaj Teutës.

Sipas një komunikate zyrtare të klubit korçar, mësohet se ekipi është në gjendje optimale pas asaj fitoreje 1-3 në Lushnjë që rriti edhe me tepër diferencën e pikëve me ndjekësit.

Në dispozicion të trajnerit është rikthyer Gledi Mici dhe Tefik Osmani ndërkohë që gjatë javës do shihet edhe gjëndja e mesfushorit Bruno Dita. Të gjithë lojtarët kanë qënë në dispozicion të trajnerit Daja, përveç Radas, Jashanica, Vangjeli, Aliti dhe James të cilët kanë zhvilluar një seancë në palestër si pasojë e ngarkesës fizike nën drejtimin e asistentit Gentjan Liçi.

Mbrojtësi bardhekuq, Kristi Vangjeli, përkundër asaj që është pasqyruar në media nuk ka plotësuar numrin e kartonave të verdhë dhe do të jetë në dispozicion të stafit për ndeshjen e së premtes ndaj Teutës. Ndeshja e javës së 16-të, Skënderbeu-Teuta do të luhet ditën e premte, 22 dhjetor, ora 13:00 në stadiumin ‘Skënderbeu’.

Related posts

ZYRTARE/ Kukësi nuk humbet kohë për trajnerin e ri, “verilindorët” bëjnë zgjedhje të shpejtë

Delo.autor

“E PAMUNDUR TË VIJË TEK NE”/ Partizanit i lehtësohet gara për Ferhan Hasanin

Delo.autor

PREZANTOHET TEK EGNAITA/ Sulmuesi Augusto: Nuk synoj trofeun e golashënuesit më të mirë të Superiores

Delo.autor

Leave a Comment