Futboll Premier League Sport

DERBI I LONDRËS/ Chelsea mposht Tottenham dhe vazhdon ecurinë e përsosur pa humbje

Chelsea e ka mposhtur lehtësisht 3:0 Tottenhamin në derbin e Londrës të dielën, duke e vazhduar ecurinë e përkryer pa humbje këtë sezon.

Thiago Silva, N’golo Kante dhe Antonio Rudiger shënuan nga një herë në pjesën e dytë në Tottenham Hotspur Stadium për t’ia siguruar Chelseat fitoren e katërt në pesë ndeshje e para në Premierligë, raporton Gazeta Express.

Tottenhami po vinte në këtë ndeshje nga humbja tronditëse 3:0 ndaj Crystal Palace në ndeshjen e kaluar në ligë dhe nga një barazim zhgënjyes me Rennes në Europa Conference League.

Dhe disfata ndaj rivalit londinez e konfirmon formën e dobët dhe krizës e rezultateve për skuadrën e Nuno Espirito Santo.

Të kaltrit e mbizotëruan skuadrën vendase plotësisht, veçanërisht në pjesën e dytë, edhe kur i shënuan golat e triumfit.

Chelsea e pati vetëm një goditje në kornizën e portës së Hugo Lloris në pjesën e parë.

Por Silva e theu akullin vetëm katër minuta brenda pjesës së dytë kur shënoi me kokë pas një harkimi nga këndi për ta kaluar Chelsean në epërsi.

Kante e dyfishoi epërsinë e skuadrës së Thomas Tuchel në minutën e 57-të, me një goditje nga distanca e cila u devijua në portë nga Eric Dier.

Rudiger shënoi në kohën shtesë me një goditje fantastike brenda zonës për ta fundosur Tottenhamin.

Chelsea tani ka 13 pikë, aq sa kanë Liverpooli dhe Manchester Unitedi në krye të tabelës në Premierligë.

Tottenhami bie në vendin e shtatë me nëntë pikë. /Gazeta Express/

Related posts

“GJYSHI NË PORTË ME BASTUN”/ Buffon çmendet: Qëndroj në fushë deri në moshën 80-vjeçare

Delo.autor

“TOKIO 2020″/ Japonia heq gjendjen e jashtëzakonshme para Olimpiadës dhe shpreson te fansat

Delo.autor

Presidenti i Milanit ka vetëm një kërkesë para finales së Kupës

Sadik.Autor

Leave a Comment