Futboll Premier League Sport

Mbrojtësi i Porto transferohet te Manchester United

Diogo Dalot ka kaluar me sukses vizitat mjekësore te Manchester United dhe transferimi i tij nga Porto te “Old Trafford” është vetëm çështje orësh, sipas asaj që bën të ditur “Sky Sports”.

Jose Mourinho është vënë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë dhe Dalot do të transferohet në “Old Trafford”, pasi të dyja klubet kanë rënë dakord për transferimin e 19-vjeçarit.

Dalot, i cili mendohet se do të kushtojë 20 milionë euro, debutoi me Porto vetëm në shkurt të këtij viti, por zuri vendin e titullarit në “Estadio Dragao” dhe u pëlqye nga Mourinho.

Dalot ra në sy me ndeshjen që luajti kundër Liverpool në Champions League, në “Anfield”, ku u aktivizua si mbrojtës i majtë dhe la një përshtypje shumë të mirë duke treguar se mund të luajë në të dyja krahët e mbrojtjes.

Ai është një produkt i Akademisë së Porto dhe është shpallur kampion i Europës U-17 me Portugalinë në vitin 2016.

Related posts

Lemar nuk dëshiron transferimin në Angli, refuzon tri skuadrat e mëdha

Q.Autor

Botërori/ Në Rusi shtohet frika për sigurinë, policia arreston disa terroristë

Sadik.Autor

TRONDITET SPORTI ITALIAN/ Ndahet nga jeta në moshën 28-vjeçare, sportistja e NJOHUR…

Isa.Autor

Leave a Comment