Futboll

Reali gati të bëjë çmendurinë, 400 milionë euro për Neymar

Neymar është objektivi kryesor i Real Madridit për sezonin e ardhshëm dhe klubi spanjoll kërkon të bëjë mendurinë e madhe në merkato.

Presidenti i PSG, Nasser Al-Khelaifi, ka përsëritur në disa raste se është e pamundur të largohet braziliani nga klubi francez në verë, por realiteti është se 400 milionë është shuma me të cilën PSG do t’ia hapte dyert atij për një largim drejt “Santiago Bernabeu”.

Disa javë më parë, emisarët e Madridit, babai i lojtarit dhe dy përfaqësues, u takuan në Paris për të folur rreth një transferimi të mundshëm, shkruan MARCA.

Në këtë takim përfaqësuesit e klubit madrilen informuan babain e “yllit” për interesimin e tyre të madh dhe shumën prej 400 milionë eurove më të cilat do të bindnin PSG-në, si dhe përfitimet dhe rrogën që do të merret Neymar Jr në Madrid.

Related posts

SHIHET NË TRE VËNDET E PARA NË SUPERIORE/ 18 vite më vonë, në Ballsh ndihet… Europa

Delo.autor

GLADIATORI KUQEZI/ Xhaka falet nga arbitri, ndaloi si lojtar i fundit Demhasajn (VIDEO)

Isa.Autor

MIJËRA DOLLARË NË TAVOLINË/ Zbulohet oferta tunduese për Bekim Balajn

Delo.autor

Leave a Comment