Futboll Sport

Lika tregon sekretin me Abazajn dhe habit me deklaratën për Partizanin

Trajneri i Luftëtarit, Hasan Lika, shfaqet mjaft i kënaqur pas fitores me Vllazninë. Ekipi i tij shkon drejt Evropës pas kësaj fitoreje. Gjirokastritët parakalojnë Partizanin në renditjen e klasifikimit dhe marrin përkohësisht vendin e tretë në pritje të takimit ndërmjet “demave” dhe Skënderbeut, që luhet ditën e hënë. Numri një i stolit falenderon dhe tifozët shkodranë për respektin e treguar.
Ndryshimi te Luftëtari – “Ndryshimi është te të gjithë. Kemi punuar të gjithë nga presidenti e deri te lojtarët. Duhet të vazhdojmë dhe punojmë çdo ditë për të arritur maksimumin dhe të realizojmë objektivat”.
Abazaj – “Ai është futbollist i mirë dhe djalë i jashtëzakonshëm, prandaj bëri këtë hap kaq të rëndësishëm. Ne bisedojmë shpesh dhe firma është në momentin e duhur. Abazaj jep maksimumin gjithmonë për Luftëtarin dhe pas firmës me Skënderbeun dhe Anderlecht-in. Dua të falënderoj dhe tifozët shkodranë që na përkrahën dhe pse janë në një moment shumë të vështirë”.
Skema e lojës – “Në fillim gjërat nuk kanë shkuar mire, por pastaj gjërat u përmirësuam. Fati e solli që ne të merrnim rezultate, por nuk ka mbaruar asgjë. Vllaznia ishte në një moment të vështirë dhe lojtarët ishin të rënduar. E shfrytëzuam këtë gjë dhe gjërat shkuan mire. E rëndësishme është që të realizojmë atë që përgatisim. Në pjesën e dytë gjërat shkuan mire”.
Partizani – Skënderbeu – “Jam trajner i Luftëtarit, por bëj tifoz për ekipin tim. Nuk mund të bëj tifo kundra Partizanit. Ne jemi deri në fund në luftë për Kupat e Evropës”, – përfundoi Lika.

Related posts

ELIMINATORËT/ Rikthehet Holanda e frikshme, shkatërron Bjellorusinë

Delo.autor

PAS HUMBJES NDAJ MANCHESTER CITYT/ Emery: Na duhet ndihmë e madhe për t’ja dalë

Delo.autor

MOMENT EMOCIONUES NË “US OPEN”/ Nadal “shpërthen” në lot kur shikon këtë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment