Futboll Premier League Sport

SKANDALI/ 200 udhëtime “fantazmë” të paguara nga Ronaldo. Si u mashtrua nga agjenti

Gjatë viteve të fundit Cristiano Ronaldo do të kishte përfunduar në qendër të një mashtrimi kundër tij për një shifër prej 288 mijë eurosh.

Një lajm i raportuar në këto orë nga Jornal de noticias, një gazetë portugeze që shpjegon se si CR7 u mashtrua nga një punonjës i një agjencie udhëtimi, të cilit i njëjti lojtar do t’i kishte besuar, në vitet e kaluara, disa nga kartat e tij të kreditit me kode relative.

Mashtrimi nga personi përgjegjës për menaxhimin e udhëtimeve të Ronaldos do të kishte vazhduar për më shumë se 3 vjet, për një total prej 200 udhëtimesh të pa bëra kurrë dhe saktësisht 288 mijë euro.

I njëjta punonjës i agjencisë, tashmë i dënuar, do të shlyente “borxhin” me CR7 përmes kësteve mujore.

Në qendër të mashtrimit, përveç CR7, edhe agjenti i tij Jorge Mendes dhe bashkatdhetarët Nani dhe Manuel Fernandes.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja eliminatore Gjermani-Holandë. Rezultati 2-2

Delo.autor

Tifozët e Interit në festë, Nagatomo pothuajse lojtar i Galatasarayt

Q.Autor

PROTAGONIST ME CHIEVON/ Mesfushori SHQIPTAR befason pas humbjes nga Juventusi

Isa.Autor

Leave a Comment