Futboll Sport

I DEL NË MBROJTJE STRAKOSHËS PËR GABIMIN/ Peruci: Fola një minutë pas ndeshjes, është një porter…

Tifozët e Lacios nuk janë të vetmit që janë vënë në mbështetje të Thomas Strakoshës pas gabimit të tij në ndeshjen kundër Gallatasarajit. Anxhelo Peruci, një nga portierët më të njohur italianë në vitet ’90-’00, ka folur në mbështetje te portierit të cilin e njeh shumë mirë pasi e ka parë të rritet me kuptimin e plotë të fjalës në vitet e fundit.

Peruci ka qenë menaxheri i skuadrës së Lacios gjatë viteve të kaluara dhe gjatë kësaj periudhe pa se si Strakosha u kthye pak nga pak nga portieri i tretë, në titullarin e skuadrës. Ai ka shpjeguar se ka folur me portierin shqiptar menjëherë pas ndeshjes me Gallatasarajin, edhe pse nuk është më në detyrë në klubin e Lacios, i larguar gjatë verës.

“Kontaktova me Thomas një minutë pasi kishte përfunduar ndeshja. I dërguam mesazhe njëri-tjetrit. Ishte një gabim. E di që është një djalë shumë i mbarë dhe një portier shumë i aftë, ndaj i uroj çdo të mirë”, theksoi Peruci për portierin shqiptar.

Related posts

REAGON Ronaldo: Nëse vlej 100 milionë euro, nuk më duan te Real Madridi…

Isa.Autor

Cristiano Jr. shënon golin e jetës, çmendet djali i Marcelos

Q.Autor

PRISHET AUTOBUSI I LIVERPOOL/ Ja çfarë i ndodhi gjatë rrugës në Madrid (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment