Futboll Sport

GOLASHËNUESI MË I MIRË! Lewandowski fitoi Këpucën e Artë: Jam shumë krenar, duhet të…

Sulmuesi polak Robert Lewandowski ka marrë zyrtarisht Këpucën e Artë për golashënuesin më të mirë të sezonit të kaluar.

Sulmuesi i Bayern dominoi edhe një herë Bundesligën, duke shënuar 41 gola sezonin e kaluar si dhe duke thyer rekordin e të madhit Gerd Muller në Gjermani me 40 gola në Bundesliga në sezonin 1971/72.

“Jam shumë krenar për këtë rezultat dhe çmimin. Ju gjithmonë duhet të besoni në arritjet e jashtëzakonshme,” tha Lewandowski, i cili mori çmimin në Allianz Arena.

Lewandowski po shkëlqen edhe këtë sezon, duke shënuar 11 gola në vetëm shtatë paraqitje në të gjitha kompeticionet.

Kojtojmë, fituesi gjashtë herë i Këpucës së Artë Lionel Messi zuri vendin e dytë me 30 gola, ndërsa Cristiano Ronaldo ishte i treti me 29 gola.

Kujtojmë, sezonin e kaluar Këpucën e Artë e fitoi sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile.

Related posts

RRËFIMI I RRALLË/ Ish-basketbollisti i NBA flet për vajzën e tij transgjinore

F.autor

(VIDEO) Inter ‘Knock Out’, Udinese shënon golin e tretë

Q.Autor

SHQIPËRIA U-21/ Telashe për “kuqezinjtë”, 2 futbollistë braktisin grumbullimin për shkak dëmtimi. Ja emrat…

Delo.autor

Leave a Comment