Futboll La Liga Sport

TELENOVELA MESSI/ Përmbyset situata, tani ka 90% shanse të qëndrojë

Kthesë e papritur në çështjen “Mesi”, që prej disa ditësh po mban të mbërthyer pas saj gjithë botën e futbollit. Tani shanset që Lionel Mesi të qëndrojë te Barcelona janë të mëdha, deri në 90%, sipas shtypit argjentinas që po ndjek hap pas hapi situatën.

“TyC Sports” bën me dije se sulmuesi, pas takimit pa rezultat mes babait-agjent Jorge dhe presidentit katalanas Bartomeu, ka ndërruar mendje dhe dëshiron të qëndrojë te Barcelona. Gazetari Martin Arevalo, i cili zbuloi “burofax”-in, me të cilin lojtari i kishte bërë të ditur Barcelonës dëshirën për të larguar, është shprehur: “Mesi po reflekton dhe po mendon seriozisht mundësinë e qëdnrimit edhe për një sezon për të mbyllur kontratën. Me 90%, do të qëndrojë”.

Sot mund të merret vendimi përfundimtar. Kontrata e “pleshtit” me katalanasit skadon më 30 qershor 2021. Babi i lojtarit është ende në Barcelonë dhe të tjera zhvillime nga kjo telenovelë priten orët e ardhshme. Mesi, gjithmonë sipas gazetarit argjentinas, tani anon nga qëndrimi, pasi drejtuesit e Barcelonës i kanë kërkuar të qëndrojë edhe një vit. Edhe emisioni ’90 minutos’ i “Fox Sports” ka folur për mundësinë e qëndrimit të Mesit, duke evidentuar faktin se takimi mes babit të tij dhe drejtuesve katalanas ishte miqësor.

Related posts

EURO 2020/ Gol fantastik i Kroacisë, Petkovic magjeps Splitin. Ja “PERLA” (VIDEO)

Delo.autor

Ky është goli që iu anulua Brazilit. Shikojeni dhe gjykojeni vetë (VIDEO)

Isa.Autor

VAR DËRGON ITALINË TEK PENALLTIA! Boom penalltish në Serie A, kalon bindshëm Premier dhe Bundesliga

Delo.autor

Leave a Comment