Futboll Seria A Sport

E RËNDË/ Allegri e priste në stërvitje pas dëmtimit, Arthur bën aksident me Ferrarin e tij

Një aksident automobilistik pa pasoja për Arthur, futbollistin brazilian të Juventusit, teksa po ngiste Ferrarin e tij. Mesfushori bardhezi është mirë dhe nuk ka pësuar ndonjë lëndim fizik, ndërsa makina është dëmtuar lehtë.

Aksidenti i trafikut, siç mësohet nga “Juventusnews24.com”, nuk u shkaktua nga Arthur, i cili pritej këtë mëngjes në “J-Medical” për kontrollet mjekësore në këmbë, pas operacionit të kryer muajt e fundit.

Rikuperimi i Arthur, siç u konfirmua nga Allegri në konferencën për shtyp, po vazhdon pa probleme, aq sa braziliani do të jetë përsëri në dispozicion të skuadrës pas pushimit (kualifikueseve të kombëtareve) të tetorit.

Related posts

Dhimbje koke për Gattuson, 2 titullarë të pezulluar për Atalantën

Q.Autor

Bibla, arrestimi, WWW dhe… 10 gjëra që s’dini për Mourinho

Q.Autor

PARTIZANI – KUKËSI/ Llogaritë janë më se të pranishme në të dyja kampet

Isa.Autor

Leave a Comment