Futboll Sport

KËRKOHET NGA KLUBE TË MËDHA/ Flet talenti brazilian: Ëndrra ime është të luaj në…

Everton Soares është një nga zbulimet e Brazilit në Kopa Amerika, dhe ka ngjallur interesin e klubeve emblemë të Evropës.everton_of_brazil_and_gremio_in_action_during_the_international__1155730

Në një bisedë me gazetarët, 23-vjeçari ka shprehur dëshirën për të kaluar në kontinentin Evropian: “Ëndrra e çdo futbollisti është të luajë në nivelin më të lartë në Evropë. Nëse ai duhet të zgjedhë një ligë të caktuar ajo është Premier Liga angleze, ka një nivel shumë të lartë teknik dhe taktik. Futbollisti rritet shumë në atë ligë.”- u shpreh sulmuesi brazilian.

Disa thashetheme e lidhin emrin e tij, me një transferim të mundshëm tek Bajern Mynih, por talenti brazilian shprehet se do të zgjedhe skuadrën e re, vetëm pas përfundimit të Kopa Amerika.everton suarez

I formuar tek Gremio, Everton debutoi me skuadrën kryesore në 2014, ku ka zhvilluar 227 ndeshje dhe ka shënuar 56 gola. Me Brazilin ka zhvilluar 11 ndeshje, dhe ka shënuar dy gola, pikërisht në kompeticionin ku është duke marrë pjesë.

Related posts

VAR “TËRBON” MESSIN/ Pas një pasimi nga Suarez, Griezmann ndëshkon ish-ekipin e tij (VIDEO)

Delo.autor

ANSU FATI OSE DEMBELE/ Një tjetër dilemë e Barcelonës për sfidën Champions

Delo.autor

KUMBULLA NGA STOLI, ZIKALTËRIT ME ISH-IN XHEKO/ Si priten të rreshtohen Roma dhe Interi

Delo.autor

Leave a Comment