Futboll Premier League Sport

ZBULON TË ARDHMEN E CR7/ Ish-tekniku i Tottenham: Ronaldo do bëhet trajneri i Manchester United pas…

Pamjet e Kristiano Ronaldos duke dhënë udhëzime si një trajner nga stoli janë bërë të zakonshme tashmë në ndeshjet ku ai është në pankinë, me klubin apo kombëtaren. Për Tim Sherud, ish-trajnerin e Totenhem dhe Aston Vilës, Kristiano Ronaldo do të vazhdojë karrierën në pankinë pikërisht te “djajtë e kuq”, sapo të vendosë të varë këpucët në gozhdë.

“Udhëzimet bashkë me trajnerin? Mendoj se nuk ka asgjë të keqe dhe që Ole Gunar Solskjaer duhet ta pranojë. Ai e di atë që mund të ofrojë dhe është një lojtar i ndryshëm nga ai që kemi parë këtu më parë.

Nuk di të them nëse me Murinjon si trajner do të bënte të njëjtën gjë, por në Europian ishte në këmbë duke ulëritur urdhra për shokët e skuadrës. Do të bëhet trajner, me 100%. Unë e shoh atë trajner të Mançester Junajtid pas 18 muajsh. Mendoj se është një zgjedhje automatike për Kristianon që të ndërmarrë këtë karrierë”, tha Sherud

Related posts

LIVERPOOL-TOTTENHAM/ “Miqtë” barazojnë shifrat, shënon Lucas

Delo.autor

30 GOLA NË 50 NDESHJE KËTË SEZON/ Ja rekordi historik që vendos Benzema në Real Madrid

Delo.autor

U BUJSHME/ “Profesori” Pirlo kthehet në futboll, Juventusi e merr si trajner!

Delo.autor

Leave a Comment