Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS FITORES NDAJ UNIVERSITATEA-S/ Trajneri Duro: Një sukses i jashtëzakonshëm, por…

Trajneri i Laçit, Shpëtim Duro, e cilësoi fitoren e sotme ndaj Universitatea Krajovës si të jashtëzakonshme. Pas sfidës, ai theksoi për “SuperSport” se ekipi kishte bërë i gjithi mirë, duke mos lejuar një ekip shumë cilësor që të shprehej në maksimumin e tij.

“Nuk krijuan rrezikshmëri në portën tonë me përjashtim të një rasti në pjesën e parë. Por ne mund t’i kapnim në kundërsulm disa herë.

Një fitore 1-0 ndaj një skuadre e cila deri në fund ka luajtur për titullin kampion në Rumani, mendoj se është një sukses i jashtëzakonshëm.

Në përgjithësi të gjithë kanë luajtur mirë, kanë zbatuar detyrat se janë ndeshje të tilla që nëse do të çedojë një ose dy lojtarë, të krijojnë probleme. Pa përjashtim, të gjithë kanë luajtur mirë.

Mazrekaj ka bërë superndeshje me Podgoricën. Sot në krah kishte një mbrojtës si Konte që i rrinte gjithë kohës në fundore. E kishin vlerësuar shumë Mazrekajn, ishte vlerësim i jashtëzakonshëm në mbulimin e tij.

Rezultati është pozitiv, por patjetër çdo gjë është e hapur”, tha Duro pas ndeshjes.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Sheiku gjen pasuesin e Buffon, vjen nga Chelsea

Delo.autor

PRITET FUNDI I “TELENOVELËS” ICARDI/ Ja çfarë bën sulmuesi me propozimin e Marottës

Delo.autor

KUMBULLA ME FAT! Siguron një vend në formacion pasi dëmtohet i preferuari i Mourinhos

F.autor

Leave a Comment